Ballkani rikthehet në Europë me 4 gola

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 07:19 | Futboll

Ballkani rikthehet në Europë me 4 gola

Ballkani ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat 4-2 ndaj Florianas në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Sfida nisi me miqtë nga Malta, të cilët fituan penallti në minutën e 8-të dhe Jake Grech e konkretizoi për 0-1. Vetëm pesë minuta më vonë, Almir Kryeziu asistoi për Bleart Tolajn që barazoi rezultatin në 1-1.

Floriana riktheu epërsinë në minutën e 25-të përmes sulmuesit Mustapha Jah, por Ballkani reagoi menjëherë me golin e Sunday Adetunjit pas asistimit të Giovannit. Në minutën e 32-të, Tolaj realizoi golin e dytë personal, duke i dhënë epërsinë Ballkanit për herë të parë në ndeshje, shkruan A2 CNN.

Në fund të pjesës së parë, ndeshja u ndërpre për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas rifillimit, Ballkani dominoi pjesën e dytë, dhe në minutën e 74-të Adetunji shënoi sërish pas një asistimi nga Smjali, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-2. Ballkani pati raste edhe për një gol të pestë, por nuk i konkretizoi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos