Teuta përforcon mesfushën, zyrtarizohet Ardit Toli

Nga Dea Kozma
22 Korrik 2025, 19:06 | Futboll

Teuta përforcon mesfushën, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit.

Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos, ka firmosur me durrsakët dhe menjëherë do t’i bashkohet skuadrës. Aktualisht, Teuta është në Ohër ku po zhvillon fazën përgatitore.

Sezonin që lamë pas, Ardit Toli luajti në 29 ndeshje me Dinamon dhe dhuroi 3 asist.

Më parë, ai ka qenë pjesë dhe e skuadrës së Tiranës me të cilën u shpall kampion i Shqipërisë.

Ky është afrimi i pestë për skuadrën durrsake, pas Përgjonit, Selmanit, Dokës dhe sulmuesit nga Peruja, Sebastian Gonzales Zela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos