Luan kundër Sassuolo, Juventus ka shansin që t’i afrohet Interit

Nga A2 CNN
16 Janar 2024, 09:37 | Futboll

Luan kundër Sassuolo, Juventus ka shansin që t’i afrohet Interit

Juventusi ka shansin që t’i afrohet Interit dhe më pas të mendojë parakalimin në krye të Serie A. Bardhezinjtë luajnë mbrëmjen e sotme kundër Sassuolos.

Këta janë kundërshtarët e vetëm që i kanë mposhtur në kampionat, në sfidën e 23 shtatorit të kaluar. Prej asaj periudhe, bardhezinjtë kanë regjistruar 11 fitore dhe tre barazime.

Juventusi ka 46 pikë në renditje, 5 më pak se Interi i vendit të parë.

Me një fitore ndaj Sassuolos, ekipi i Alegrit do të rikthehej në 2 pikë distancë. Më pas, ata do të kenë shansin ti parakalojnë, edhe pse përkohësisht, prej angazhimit të rivalëve në Superkupë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos