Jose Mourinho nuk është më trajneri i Romës. Pas humbjes me Milanin të dielën, drejtuesit verdhekuq nuk kanë pritur më dhe kanë shkarkuar teknikun portugez.
Lajmi kishte kohë që qarkullonte në media e veçanërisht para ndeshjes me milanistët, të cilët drejtuesit e klubit i kishin vënë ultimatum si provën e fundit për trajnerin Murinjo.
Rezultatet e dobëta, forma jo e mirë e lojtarëve dhe ankesat e tepërta, kanë bërë që te Roma mos ta mendojnë dy herë të ardhmen e portugezit. Roma e mbylli fazën e parë me 29 pikë, ecuria më e dobët e 20 viteve të fundit, vetëm 8 fitore në 20 ndeshje.
Jose Mourinho mori drejtimin e kryeqytetasve në maj të 2021, fitoi trofeun e Conference League në Tiranë, ndërsa vitin e kaluar arriti deri në finalen e Europa League në Budapest, por pa mundur të fitojë trofeun në fund.
Emri që po qarkullon së tepërmi për të zëvendësuar Murinjon është De Rossi, ndonëse ende nuk ka një komunikatë zyrtare për këtë. (A2 Televizion)