Manchester City hap Shkollë Futbolli në Shqipëri

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 16:41 | Futboll

Manchester City hap Shkollë Futbolli në Shqipëri

Manchester City ka njoftuar hapjen e Shkollës së Futbollit në vendin tonë. Në faqen zyrtare të klubit kampion Evrope në fuqi lexohet se kjo shkollë e re futbolli, që do të ndërtohet në Durrës, do të nisë rrugëtimin në vjeshtën e këtij viti.

“Shkolla do të përdorë metodologjinë e trajnimit të Manchester City, në mënyrë që lojtarët të mësojnë futbollin e klasit botëror”, lexohet në faqen zyrtare të City-t.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas zyrtarizimit të lajmit.

“LAJM I BUKUR deklarimi zyrtar i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri. Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”, shkruan Rama në Facebook.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos