Kupa e Kombeve të Afrikës nis mbrëmjen e sotme, me ndeshjen ndërmjet organizatorëve të Bregut të Fildishtë dhe Guinea-Bissau. Sfida nis prej orës 21:00, në Abixhan, një prej 5 qyteteve ku do të zhvillohet aktiviteti.
Bregu i Fildishtë paraqitet në këtë eveniment edhe si një prej skuadrave favorite për të fituar trofeun. “Elefantët” luajnë kundër një prej skuadrave më të dobta dhe statistikat tregojnë se ekipi vendas nuk ka humbur ndeshjen hapëse prej vitit 1998.
Megjithatë, ata duhet të ndryshojnë ecurinë, pasi përfaqësueset organizatore nuk kanë arritur të luajnë asnjë nga tetë finalet e fundit dhe nuk e kanë fituar trofeun prej vitit 2006.
Kupa e Afrikës do të rezervojë një muaj betejë për lavdinë, me finalen që do të luhet më 11 shkurt. (A2 Televizion)