Lukaku i dhuron Romës vendin e gjashtë në renditje

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 16:37 | Futboll

Lukaku i dhuron Romës vendin e gjashtë në renditje

Roma fitoi 1 me 0 kundër Genoas dhe krijoi avantazhin e nevojshëm nga Lazio në renditje, duke garantuar vendin e gjashtë në Serie A.

Madje, skuadra e De Rossit vazhdon të ëndërrojë dhe të bëjë tifo për Atalantën, sepse me suksesin e bluzinjve në Europa League të mërkurën, ata do të fitonin edhe kualifikimin në edicionin e ri të Champions.

Verdhekuqtë triumfuan pas një ndeshje të ekuilibruar dhe pa emocione. Edhe pse luajti në inferioritet numerik, Roma shënoi golin e suksesit me Lukakun në të 79-ën.

Për sulmuesin kjo ishte edhe ndeshja e fundit me ekipin kryeqytetas, sepse prej festës së papërmbajtur ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe është i skualifikuar për javën e fundit të kampionatit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos