Interi rikthehet të sfidojë Manchester City-n 15 muaj pas finales së Champions të humbur në Stamboll. Më tepër se diskutimet për të kërkuar hakmarrjen e mundshme, vëmendja te zikaltërit është përqendruar te Lautaro Martinez. Kapiteni pritet të qëndrojë në stol për zgjedhje teknike. Me gjasë trajneri Inzaghi nuk do ta aktivizojë në formacion, si mënyrë për ta ruajtur për derbin e së dielës.
“Nuk ka asnjë çështje apo polemikë. Lautaro është kapiteni ynë dhe do të bëjë shumë gola. Mos të harrojmë që nisi stërvitjet një muaj pas shokëve, ka luajtur dhe udhëtuar shumë mes klubit dhe kombëtares. Do të rigjejë formën më të mirë, e padyshim edhe golat. Lautaro do të jetë gjithmonë një zgjidhje dhe asnjëherë problemi. Ndaj City-t nuk luajmë për hakmarrje, sepse nuk është finale, por ndeshja e parë e edicionit të ri. Ata nuk humbasin në shtëpi prej vitit 2018, duhet një ndeshje gjigande”, tha Simeone Inzaghi, trajner i Inter.
“E kam thënë prej kohësh sa ekip të fort ka Interi dhe tani më besoni. Tani nuk është një finales i ajo e vitit 2023, por edhe zikaltërit janë më të fortë. Vjet bënë një sezon të shkëlqyer në Serie A dhe kanë një trajner fenomenal si Inzaghi. Ata mund ta fitojnë Champions-in, kanë mentalitet fituesi ashtu si edhe ne. Hyjnë në fushë për të fituar çdo ndeshje. Formati i ri është si kampionati. Fitojmë të gjitha ndeshjet dhe vetëm në fund shohim renditjen”, tha Pep Guardiola, trajner i Manchester City.
Në sfidat e tjera të kësaj mbrëmje, në fushë zbresin edhe Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund. Vëmendja në Shqipëri do të jetë edhe në Pragë, aty ku Sparta e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit do të sfidojë Salzburg. (A2 Televizion)