Mbyllet marrëveshja, Nedim Bajrami largohet nga Italia, zbulohen shifrat

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 22:20 | Futboll

Mbyllet marrëveshja, Nedim Bajrami largohet nga Italia, zbulohen shifrat

Nedim Bajrami nuk do të jetë më pjesë e Sassuolos në Serie B. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të transferohet te Rangers në Skoci.

Lajmin e bën të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili thekson se marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe italianët do të përfitojnë rreth 4 milionë euro për këtë lëvizje, shkruan A2.

Kjo është një mundësi mjaft e mirë për Bajramin, i cili edhe pse në Serie B nuk ishte një prej të preferuarve të trajnerit. Tashmë, në kampionatin skocez ai do të ketë mundësinë për më shumë minuta.

Tifozët e Rangers kanë shpërthyer menjëherë me komente në X, duke i uruar mirë se ardhjen shqiptarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos