Mehmeti dhe Broja që nga minuta e parë, zbulohet formacioni i Maran për ndeshjen me Izraelin

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 19:06 | Futboll

Mehmeti dhe Broja që nga minuta e parë, zbulohet formacioni i Maran

Kombëtarja shqiptare ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore të mbrëmjes së sotme ndaj Izraelit, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:00. Kjo është sfida e parë e kuqezinjve nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran, i cili debuton në stolin e Shqipërisë përpara tifozëve vendas.

Tekniku italian ka zgjedhur t’i besojë repartit ofensiv me Armando Brojën në majën e sulmit, ndërsa një nga risitë e formacionit është aktivizimi i Ernest Mehmetit nga minuta e parë. Në mesfushë rikthehet Ylber Ramadani në vend të Julian Shehut. 

FORMACIONI ZYRTAR

SHQIPËRIA: Sherri; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Mehmeti, Broja, Hoxha

Trajner: Rolando Maran (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos