Miqësoret e qershorit, Kombëtarja nis përgatitjet, Ismajli largohet nga grumbullimi

Nga Dea Kozma
2 Qershor 2026, 15:28 | Futboll

Kuqezinjtë janë gati për dy ndeshjet e qershorit që dhe pse në kuadrin e miqësoreve, vlejnë shumë për trajnerin Rolando Maran që të njoh ekipin dhe mbi të  gjitha për të qenë gati për Ligën e Kombeve. Për fatin e keq grumbullimi nisi me një lajm  të keq pasi Ardian Ismajli është larguar për shkak të dëmtimit të tij.

Futbollisti iu bashkua fillimisht ekipit kombëtar, por duke qenë se vinte pas një problemi muskulor që e kishte mbajtur larg fushave për disa javë dhe ishte rikthyer në lojë vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit, ai u paraqit në kushte fizike jo optimale dhe nuk ishte plotësisht i gatshëm për dy ndeshjet miqësore të planifikuara. Pas konsultimeve ndërmjet stafit teknik dhe lojtarit, si edhe një takimi me trajnerin Rolando Maran, u vendos që Ismajli të rikthehej pranë klubit të tij. Përveç tij, në seancën stërvitore mungoi dhe Naser Aliji, për shkak se luajti 90 minuta me ekipin e Dinamos në ndeshjen ndaj Egnatias të dielën në mbrëmje.

Sa i përket grupit, futbollistët zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, e cila nisi  me disa ushtrime në palestër dhe më pas u ndanë në grupe për të luajtur një ndeshje kontrolli që trajneri Maran të shihte më mirë futbollistët.

Kuqezinjtë luajnë fillimisht me Izraelin këtë të mërkurë dhe tre ditë më vonë, në 6 mars presin Lukseburgun. Të dyja sfidat do të luhen në Arenën Kombëtare do të nisin në orën 20:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos