
Luis Hasa ishte një nga emrat surprizë në listën e trajnerit Roland Maran.
Talenti shqiptar ka luajtur me moshat e Italisë, duke luajtur shumë ndeshje me 19-vjeçarët e Italisë, madje me këta të fundit arriti të dalë dhe kampion Europe, mirëpo në fund zgjodhi të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.
Mesfushori shqiptar pritet të jetë një vlerë e shtuar në skuadër, pasi dhe sezonin që mbylli në Serinë B ishte mjaft pozitiv, me 5 gola dhe 4 asist, shkruan A2.
Edhe Kristjan Asllani është optimist se kuqezinjtë mund të bëjnë mjaft mirë në këto dy ndeshje. Fryma është pozitive dhe të gjithë janë gati.
Ndeshja me Izraelin do të jetë debutuese për trajnerin Rolando Maran në krye të pankinës shqiptare, ndërsa tre ditë më vonë, në 6 qershor, Shqipëria pret Luksemburgun në një miqësore tjetër sërish në kryeqytet. (A2 Televizion)