Dështoi për titullin kampion, Vllaznia i beson Edi Martinit edhe për dy sezone të tjera

Nga Dea Kozma
1 Qershor 2026, 14:54 | Futboll

Edi Martini do të vazhdojë të jetë në pankinë e Vllaznisë edhe për dy vitet e ardhshme.

Pavarësisht se objektivi për t’u shpallur kampion i Shqipërisë nuk u arrit, klubi kuqeblu ka menduar të vijojë projektin me teknikun 51-vjeçar, shkruan A2.

Ka qenë vetë klubi kuqeblu që me anë të një postimi në faqen zyrtare njoftoi tifozët se marrëveshja me trajnerin Edi Martini është zgjatur edhe për dy sezone të tjera.

51-vjeçari u rikthye në krye të Vllaznisë 1 vit më parë dhe këtë sezon ishte shumë pranë trofeut si kampion i Shqipërisë, ndonëse cdo gjë ndryshoi pas ndeshjeve të FINAL 4.

Vllaznia me Edi Martinin në krye të skuadrës, në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet, siguroi 22 fitore, 10 barazime dhe 15 humbje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos