
Milani është mposhtur në “San Siro” nga Parma, me golin e vetëm të sfidës që u akordua nga VAR-i.
Arbitri e konsideroi faull bllokimin ndaj portierit Maignan në goditjen e këndit, ndërkohë që kuqezinjtë protestuan edhe për një faull të autorit të golit Troilo ndaj Bartesaghi. Pas rishikimit në VAR për 4 minuta, kryesori e konsideroi të rregullt golin, shkruan A2.
Për vendasit zhgënjimi ishte i madh pasi thellohet diferenca me Interin e vendit të parë në 10 pikë, ndërkohë që mbeten 4 pikë më shumë se Napoli i vendit të tretë, që humbi ndaj Atalantës jo pa polemika nga VAR-i edhe kësaj radhe.
(A2 Televizion)