
Partizani fitoi me përmbysje në transfertën e Vlorës, ndaj Flamurtarit.
Të kuqtë morën 3 pikët falë golave të Sidibe, ndërsa hero ishte edhe portieri Qirko që priti penallti, duke ruajtur rezultatin në 1-2, shkruan A2.
Maksuti realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca për Flamurtarin, në minutën e tetë të ndeshjes. Të kuqtë u përgjigjën në minutën e fundit të pjesës së parë. Sidibe fitoi penallti, të cilën edhe e realizoi vetë.
Në pjesën e dytë, përmbysja erdhi sërish me Sidiben, i cili përfitoi nga gabimi i Veigës te Flamurtari. Flamurtari pati mundësinë që të barazonte me Herald Markun, pas penalltisë së dytë të ndeshjes të akorduar me VAR. Por, Pano Qirko e priti penalltinë.
Me këtë fitore, Partizani barazon Dinamo e vendit të katërt. (A2 Televizion)