Partizani përforcon mbrojtjen, zyrtarizon ish-mbrojtësin e Tiranës

Nga A2 CNN
30 Shtator 2024, 09:24 | Futboll

Partizani përforcon mbrojtjen, zyrtarizon ish-mbrojtësin e

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar të dielën afrimin më të fundit, teksa ka firmosur me mbrojtësin David Domgjoni.

Futbollisti ishte pa ekip pas eksperiencës së tij në kampionatin e Kazakistanit, shkruan A2 CNN.

Qendërmbrojtësi ka nisur karrierën e tij në radhët e Tiranës, para se të aktivizohej me klube si Kastrioti e Laçi në Shqipëri. Ai ka luajtur më pas edhe në Turqi, Zvicër, Poloni e së fundmi në Kazakistan.

Njoftimi i Partizanit:

Klubi Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me David Domgjonin. Qendermbrojtësi kosovar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit në elitën e futbollit kazak me skuadrën e Tobol Kostanay. Në të kaluarën Domgjoni ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar në radhët e Laçit dhe Tiranës. 27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1 me 17-të herë kampionët e Shqipërisë dhe menjëherë do t'i bashkohet skuadrës në seancën e së hënës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos