Pas barazimit me Juventusin, Napoli u kthye te fitorja duke mundur 2-0 Monzën në shtëpi.
Vendasit zhbllokuan shpejt rezultatin me Politanon, në minutën e 21. Edhe pas këtij goli, napoletanët vijuan dominimin në fushë dhe vetëm pak më vonë, radha ishte e Kvaratskhelia që la firmën e tij dhe çoi shifrat në 2-0, shkruan A2.
Edhe pjesa e dytë dhuroi shumë emocione. Miqtë provuan disa herë për të rihapur takimin, por pa rrezik në porten e Caprile. Raspadori tentoi në fund për të mbyllur sfidën, por goditja e tij shkoi jashtë.
Pas këtij suksesi, Napoli merr vendin e parë me 13 pikë, 1 më shumë se Juventus i vendit të dytë dhe 2 larg Milanit të vendit të tretë. (A2 Televizion)