Napoli harron si fitohet, ndalet edhe nga Udinese

Nga Dea Kozma
7 Maj 2024, 16:43 | Futboll

Napoli harron si fitohet, ndalet edhe nga Udinese

Napoli nuk di më të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serie A, skuadra e drejtuar nga Kalcona u frenua në barazim 1-1 në fushën e Udinezes.

Me pikën e marrë, këta të fundit trazuan edhe më tepër ujërat në luftën për mbijetesë. Skuadra e drejtuar nga Kanavaro mbetet në zonën e rënies nga kategoria, me pozicionimin në vendin e 18-të, megjithatë i afrohet rivalëve si Verona, Kaljari, Frozinone dhe Empoli.

Pjesa e parë e lojës në “Blu Enerxhi Stadium” përfundoi pa gola, me shumë duele në mesfushë dhe pa asnjë goditje drejt portës.

Në të 51-ën, Osimhen zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar Napolin në avantazh. Në momentin kur të gjithë menduan se miqtë e fituan sfidën, Suses barazoi rezultatin në minutën e dytë të shtesës dhe mban gjallë shpresat e Udinezes për të qëndruar në elitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos