Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana ''e dënuar'' për të fituar

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 16:33 | Futboll

Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana ''e dënuar''

Vëmendja e veçantë do të jetë në atë që të gjithë e njohim si klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia në Arenën Kombëtare.

Skuadra e Erbim Fagut nuk po kalon formën më të mirë dhe nëse do të besojë deri në fund tek Final 4 duhet të sigurojë tre pikë ndaj shkodranëve.

Nga ana tjetër kuqeblutë pas rikthimit të Thomas Brdariç në krye të pankinës kanë rifituar besim. Në dy ndeshje ekipi ka reaguar me dy fitore dhe tani që e kanë siguruar dhe një vend në katërtshen e parë të renditjes, synim kanë ta mbyllin sa më lart  në klasifikim.

Lajmi i keq për teknikun bardheblu është se nuk do të ketë në dispozicion Felip Najdovskin, të dëmtuar dhe Bruno Lulaj që ka plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa rikthehet dyshja Jonuzi-Lushkja.

Ndërkohë tek Vllaznia mungon Krymi, Hakaj dhe Smajli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos