Lionel Messi vendosi dy rekorde në MLS amerikane, duke kontribuuar në shënimin e 6 golave brenda një ndeshje.
Ylli argjentinas realizoi një herë teksa dha edhe pesë asist, një tjetër primat i ri. Inter Majemi fitoi 6-2 kundër Nju Jork Red Bulls.
Pasi u shpall Lojtari më i Mirë për muajin prill në futbollin amerikan, Messi ishte sërish vendimtar, duke e ndihmuar ekipin ta rrisë në gjashtë numrin e ndeshjeve pa pësuar humbje kur ai është në fushë.
Protagonist tjetër i ndeshjes ishte Luis Suarez, me tre gola të realizuar, teksa edhe Matias Rohas e gjeti dy herë rrugën e rrjetës. (A2 Televizion)