Mirlind Daku i pandalshëm, tjetër gol në Rusi

Nga A2 CNN
6 Maj 2024, 21:42 | Futboll

Mirlind Daku i pandalshëm, tjetër gol në Rusi

“Mirlind Daku, i sigurt në Europian me Shqipërinë!” Kështu u shpreh trajneri i Rubinit në Rusi. Kjo deklaratë duket se nuk ka ardhur në qiell të hapur dhe sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol në kampionatin rus.

Gjiganti kuqezi ka shënuar golin e dytë në shtesë në barazimin 2-2 në ndeshjen CSKA-Rubin Kazan.

Sulmuesi 26-vjeçar ishte një nga më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e tij, duke fituar thuajse çdo dyluftim dhe qëndroi një rrezik konstantat në portën kundërshtare, duke e finalizuar performancën e tij në minutën e 92-të.

Edhe pse i gjendur mes katër mbrojtësve kundërshtarë, Daku arrin ta ulë mirë topin dhe më pas gjen mundësinë ta godasë drejt rrjetës. Ky ishte goli i tetë sezonal për bomberin kuqezi në Rusi. Edhe pse mungoi në dy sfidat e fundit miqësore të kombëtares shqiptare, me formën e fundit që po kalon, ftesa për Dakut duket se nuk do të mungojë nga trajneri Sylvinho.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos