Nëse tre vendet e para të Final 4, janë përcaktuar, beteja vijon për të katërtin që në garë janë tre ekipe, Tirana, Dinamo dhe Skënderbeu.
Aktualisht këtë pozicion e mbajnë kryeqytetasit që duhet të fitojnë me doemos përballë Egnatias kryesuese.
Ekipi i Dritan Mehmetit beson tek tre pikët ndonëse ka tre ndeshje që nuk fiton në Superiore. Nga ana tjetër, Egnatia që prej kohësh qëndron në krye të kampionatit dhe ishte ekipi i parë që siguroi një biletë për në Final 4, do luajë për mbyllur sezonin e rregullt si kryesuese.
Kështu është shprehur dhe trajneri i skuadrës, Edlir Tetova i cili theksoi se djemtë do të bëjnë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv nga kjo sfidë. (A2 Televizion)