PSG ka gati planin për të përmbysur Dortmundin

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 16:40 | Futboll

PSG ka gati planin për të përmbysur Dortmundin

Sot në mbrëmje do të mësohet dhe finalisti i parë i Champions League. Paris Saint Germain apo Dortmund.

Dy ekipe që kanë treguar një formë të jashtëzakonshme do të matin forcat në 90 minuta që do të vendos gjithçka në Park De Prince.

Të zotët e shtëpisë, duhet të përmbysin epërsinë 1-0 të Dortmundit në ndeshjen e parë pavarësisht vështirësive, trajneri Luis Enrique është i bindur se skuadra e tij mund të ketë të gjitha mjetet e duhura për të shpërthyer festën në stadium.

Mungesë e sigurt për parisienët do të jetë Lucas Hernandez, i cili ka  këputur ligamentin në gjurin e majtë.

Një ndeshje që garanton emocione të mëdha, por në fund vetëm një do të marrë një  biletë për në finalen e Uemblit.

Daniele Orsato do të gjykojë këtë ndeshje me një ekip tërësisht italian dhe edhe në VAR. Takimi do të nis në orën 21:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos