
Ushtria iraniane e ka konsideruar një “retorike arrogante” deklaratën e Donald Trump-it se "i gjithë Irani mund të shkatërrohet brenda natës", duke deklaruar se kjo "nuk ka efekt" në operacionet e saj.
"Retorika e ashpër dhe arrogante, si dhe kërcënimet e pabaza të presidentit të çekuilibruar amerikan, i cili është bllokuar dhe justifikon humbjet e njëpasnjëshme të ushtrisë amerikane, nuk kanë asnjë efekt në vazhdimin e ofensivës dhe operacionet shkatërruese të ushtrisë iraniane”, tha zëdhënësi i komandës së operacioneve ushtarake Khatam Al-Anbiya, i cituar nga media shtetërore.
Presidenti amerikan deklaroi më herët se ushtria mund të shkatërronte urat dhe termocentralet iraniane brenda katër orësh nëse Republika Islamike nuk do të rihapte Ngushticën e Hormuzit, një korridor detar në Gjirin Persik përmes të cilit kalon normalisht një e pesta e naftës bruto në botë. (A2 Televizion)