Ndeshja kundër Hajdukut, Dinamo jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Nga A2 CNN
4 Gusht 2025, 23:15 | Futboll

Ndeshja kundër Hajdukut, Dinamo jep njoftimin e rëndësishëm

Dinamo, në fazën e tretë të Conference League, ka një përballje shumë të vështirë në Kroaci, ndaj Hajdukut të Splitit, në 7 gusht.

Ndërkohë që më 14 gusht, ndeshja që ishte parashikuar të zhvillohej në “Elbasan Arena”, ka ndryshuar destinacion.

Dinamo do ta presë Hajdukun në kryeqytet. Pra, ndeshja Dinamo City–Hajduk Split do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

Njoftimi i klubit të Dinamos:

Klubi dinamovit bën me dije se ndeshja e kthimit kundër Hajduk Split, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë të gjitha përpjekjet dhe ka plotësuar dëshirën e tifozëve blu, të cilët tashmë kanë më shumë mundësi për ta përkrahur ekipin e zemrës nga afër në kryeqytet. Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen e programuar për më 14 gusht nga “Elbasan Arena” në “Air Albania”, është konfirmuar edhe nga UEFA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos