Mirlind Daku shënon sërish, 4 gola radhazi për sulmuesin e Kombëtares

Nga A2 CNN
4 Gusht 2025, 20:25 | Futboll

Mirlind Daku shënon sërish, 4 gola radhazi për sulmuesin e

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tundur edhe sot rrjetën në kampionatin rus, duke e bërë një gjë të tillë në ndeshjen e tretë zyrtare radhazi me Rubin Kazanin.

Në sfidën ndaj Sochi, Daku u bë protagonist që në minutat e parë të duelit, teksa fitoi një penallti pas një prekje topi me dorë në zonë, shkruan A2.

Sulmuesi shënoi nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Më pas, Daku dyfishoi rezultatin me një top sipër portierit.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në të cilën Daku gjente rrjetën, pasi kishte shënuar edhe në javën e mëparshme ndaj Zenitit në kampionat, ashtu si edhe ndaj Orenburgut në Kupën e Rusisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos