Surprizë nga Jasir Asani, mesfushori transferohet te Esteghlal

Nga A2 CNN
3 Gusht 2025, 15:59 | Futboll

Surprizë nga Jasir Asani, mesfushori transferohet te Esteghlal

Jasir Asani ka marrë një vendim surprizues për të ardhmen e tij, duke u transferuar në kampionatin iranian. Klubi i njohur i Iranit, Esteglal, ka arritur marrëveshjen me klubin korean Guangju për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Asani ka nënshkruar një kontratë me Esteglal, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2026-2027. Megjithatë, lojtari është ende nën kontratë me Guangjun deri në muajin janar, çka do të thotë se debutimi i tij me klubin iranian do të ndodhë pasi të përfundojë marrëveshja me ekipin korean.

“Pas negociatave me Jasir Asanin, anësorin shqiptar të sulmit, lojtari ka firmosur një kontratë për një sezon e gjysmë me Esteglal dhe do t’i bashkohet ekipit sapo të përfundojë kontrata me Guangjun. Ai është nën kontratë me klubin korean deri në janar, por drejtuesit tanë po punojnë për të mundësuar një transferim të parakohshëm”, njofton klubi Iranian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Esteghlal F.C (@esteghlal.fc.official)

Me këtë lëvizje, Asani nis një kapitull të ri në karrierën e tij, duke zgjedhur një destinacion të pazakontë për një futbollist shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos