“Në një moment emergjence nuk mendojmë për futboll”, shtyhet ndeshja Bolonja-Milan

Nga A2 CNN
25 Tetor 2024, 20:01 | Futboll

“Në një moment emergjence nuk mendojmë për

Tashmë është zyrtare, shtyhet për një datë të pacaktuar ndeshja e futbollit mes Bolonjës dhe Milanit, e cila ishte parashikuar të luhej këtë të shtunë në orën 18:00 në stadiumin Dall’Ara.

Gjithçka ka ardhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë zonën, i cili ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe alarm portokalli për banorët.

Dy klubet nuk pranuan as idenë që ndeshja të zhvillohej në një fushë neutral, teksa vendimin përfundimtar e mori kryebashkiaku Lapore.

“Për momentin, me kalendarin në dorë, muaji në të cilin do të mund të rikuperohet ndeshja është shkurti, bazuar në angazhimet në Kupën e Italisë dhe në Kupat e Europës. Në teori do të kishte Krishtlindje,  por tani do të mundohemi të kuptojmë me skuadrat nëse ka hapësira edhe më herët, por që për momentin nuk duket se ka”, tha presidenti i Seria A.

Ndërsa kryebashkiaku i Bolonjës e arsyetoi vendimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkroi se “Kemi vendosur që ndeshja Bolonja-Milano të mos luhet. Këtë vendim doja ta merrja pikërisht sepse në këtë moment duhet të përkushtojmë të gjitha energjitë e qytetit dhe të shumë operatorëve të zbatimit të ligjit për t'u marrë me atë që ka shkaktuar përmbytja. Për më tepër, stadiumi i Bolonjës ndodhet brenda zonës më të prekur”, shkroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos