Pas mbylljes së qendrave të votimit në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave.
Siç KQZ konfirmon, numërimi përfshin vetëm votat për kryetarë komunash, ndërsa ato për asamblistët do të përditësohen më vonë.
Deri më tani janë numëruar 26,12% e votave për komunën e Prishtinës dhe kryetari aktual përparim Rama prin me 34,08% të votave. Ai ndiqet nga Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes me 32,91% të votave dhe i treti është Uran Isamili i PDK-së me 27,49% të votave.
Sipas të gjithë gjasave Rama dhe Çeku do të përballen në balotazh për të vendosur përfundimisht kryetarin që do të drejtojë kryeqytetin e Kosovës në katër vitet e ardhshme.
(A2 Televizion)