Kapiteni i Kombëtares, mbrojtësi Berat Gjimshiti ka reaguar tejet i entuziazmuar pas fitores 0-1 kundër Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin e Leskovacit.
Gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat, Gjimshiti tha se presioni gjatë ndeshjes ka qenë shumë i lartë dhe se Kombëtarja shqiptare ka kërkuar vetëm fitoren, shkruan A2 CNN.
Ai e cilësoi fitoren e sotme si hitorike, teksa nuk harroi të falënderonte edhe tifozerinë kuqezi për mbështetjen kudo në botë.
“E rëndësishme ishte fitorja. Sigurisht që presioni ka qenë shumë i lartë, sepse kishim ndjenjën që kjo ndeshje duhet fituar më patjetër.
Në Shqipëri nuk u ndje aq shumë presioni, por kur zbritëm në Serbi u ndje. Madje edhe presioni më i lartë se në finalen e Europa League. Samardzic foli mirë për Kombëtaren tonë.
Fillimi i vështirë, si shkak i nervozizmit. Gjithë ekipi arriti një fitore shumë të madhe. Komplimenta për Ajetin, shto faktin që ka qenë larg Kombëtares për një kohë të gjatë.
Kemi shumë kohë bashkë, e njohim, mirë njëri-tjetrin. I falenderojmë tifozët për mbështetjen, janë më të mirët në botë. Sot na kanë shikuar kudo që ka shqiptarë në botë”, tha mes të tjerash Gjimshiti. (A2 Televizion)