“Fitore për të gjithë Kombin”- Trajneri Sylvinho: Kjo s’kishte ndodhur në historinë e Shqipërisë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 23:57 | Futboll

“Fitore për të gjithë Kombin”- Trajneri Sylvinho: Kjo

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin e Leskovacit.

Gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat, Sylvinho tha se fitorja e sotme është një hap i madh drejt objektivit, kualifikimin në Botëror.

Duke dashur që t’i mbajë futbollistët e Kombëtares me ‘këmbë në tokë’, ai thotë se janë ende edhe dy ndeshje për t’u luajtur, shkruan A2 CNN.

"Tri pikë janë shumë të mira. Jemi në garë dhe në një moment të bukur për të festuar. Manaj humbi penallti në sfidën në Tiranë, por rëndësi ka që t'u japim besimin e duhur dhe ata e dinë çfarë të bëjnë.

Unë dua të komplimentoj të gjithë futbollistët. Futbolli është i vështirë, Broja bëri mirë kundër një mbrojtësi si Pavlovic për sa kohë ishte në fushë. Uzuni luajti shumë mirë në një kundër një. Manaj shpërbleu besimin. Të gjithë kanë bërë një ndeshje shumë të mire.

Jam krenar për të gjithë. Është një dedikim për të gjithë. Na mungojnë edhe dy takime, kemi shumë për të bërë dhe kemi rrugë para sepse gjithçka është e hapur. Kjo nuk ka ndodhur në historinë e Shqipërisë. Kjo fitore është për gjithë kombin. Një dedikim edhe për Hamdi Salihin”, tha mes të tjerash Sylvinho.

Ndërsa i pyetur rreth të ardhmes së tij në ekipin e Kombëtares, Sylvinho u shpreh se do të vendosë vetë, pasi të luhen edhe dy ndeshjet e mbetura.

“Për atë mendoj unë. Jam koshient për punën dhe përgjegjësinë që kemi. Janë edhe dy ndeshje. Të ardhmen e vendos unë”, shtoi Sylvinho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos