Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj, të cilët po qarkullonin me automjet me qëllim shitje kanabisi.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza, si dhe gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po lëviznin, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Të dy të arrestuarit janë nga 21 vjeç dhe të dy banues në fshatin Bardhaj, shkruan A2.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)