Futbollisti shqiptare Arbër Hoxha ishte protagonist absolut këtë fundjave me skuadrën e tij Dinamo e Zagrebit në elitën e futbollit kroat.
Sulmuesi kuqezi edhe pse e nisi nga bankina arriti të lë gjurmë në këtë sfidë dhe realizoi një gol i cili praktikisht vendosi shumë në luftën për titullin kampion.
Në duelin direkt ndaj Rijekës, ekipi nga Zagreb fitoi 2-1 me golin e Arbër Hoxhës vetëm në minutën e 89. Ky është goli i 7 për shqiptarin këtë sezon ndërsa ka dhuruar dhe 4 asist.
Kaq mjaftoi që Dinamo e Zagrebit të siguronte 3 pikët e radhës dhe vijon e qetë marshimin në krye me 4 pikë më shumë se Rijeka kur kanë mbetur dhe dy ndeshje nga fundi i sezonit. (A2 Televizion)