Pogradeci fiton titullin kampion në grupin B

Nga A2 CNN
6 Maj 2024, 16:26 | Futboll

Pogradeci fiton titullin kampion në grupin B

Në sezonin e ardhshëm, Valbona dhe Pogradeci do të luajnë në Kategorinë e Parë, si skuadrat fituese të Grupit A dhe B në Kategorinë e Dytë.

Ekipi i Pogradecit siguroi vendin e parë në Grupin B vetëm në ndeshjen e fundit, pasi mundi Turbinën me rezultatin 4-1.

Pas përfundimit të sfidës  trajneri shkodran Samuel Nikaj u shpreh mjaft entuziast për fitoren, ndërsa tani objektivi i radhës mbetet dueli me Valbonën, ndeshje direkte për titullin kampion të këtij edicioni në Kategorinë e  Dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos