Shumë raste, intensitet, tifozeri e zjarrtë, por beteja e radhës për vendin e parë në Premier League mbyllet në barazim.
Arsenali arriti të rrëmbejë një pikë në transfertën ndaj Liverpool që përfundoi 1-1, e cila e mban ende në krye të rënditjes.
Ndeshja nisi me gol që në minutën e tretë kur “Topçinjtë” gjetën rrugën e rrjetës me Gabriel Jesus. Vendasit u hodhën në sulm dhe pas disa rastesh të pastra arritën të barazonin shifrat me Salah pa kaluar 30 minuta lojë.
Në pjesën e dytë, loja u bë edhe më e fortë dhe të dy trajnerët hodhën të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion, pasi barazimi nuk ishte në favor të askujt.
Pas 18 javësh kampionat në Premier League, Arsenal ndodhet në krye me 40 pikë, i ndjekur nga Liverpool dhe Aston Villa me 39. (A2 Televizion)