Ndonëse me mungesa të theksuara në formacion, Interi ka lënë pas zhgënjimin e Kupës dhe është rikthyer te fitorja në kampionat.
Zikaltërit fituan pastër 2-0 ndeshjen përballë Lecces së Ramadanit, i cili luajti për 90 minuta në fushën e lojës.
Goli i parë për vendasit u shënua në minutën e 43 nga Bisseck teksa shifrat u dyfishuan nga Barrella në të 78-ën.
Në këtë takim pati dhe minuta për Kristjan Asllanin i cili goditi mjaft bukur nga distanca, por portieri i miqve reagoi në të njëjtën mënyrë.
Pas 17 javësh kampionat Interi vijon të qëndrojë në krye me 44 pikë të grumbulluara, me një distancë prej 4 pikësh nga vendi i dytë. (A2 Televizion)