Paqe në Napoli! Osimhen rinovon deri në 2026, klauzola 130 milionë euro

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 15:31 | Futboll

Paqe në Napoli! Osimhen rinovon deri në 2026, klauzola 130

"Rinovimi i Osimhenit? Ndoshta do të jetë surpriza nën pemën e Krishtlindjes", tha presidenti i Napolit, De Laurentiis pak ditë më parë kur u pyet mbi sulmuesin nigerian.

Dhe dhurata erdhi më shpejt seç pritej. Bomberi i Napolit ka zgjatur kontratën me klubin italian deri në vitin 2026 me një klauzolë të frikshme lirimi, që shkon në 130 milionë euro.

Vetë numri një i Napolit, Aurelio De Laurentiis zyrtarizoi kontratën e re me një postim në Tëitter.

Tymi i bardhë mbërriti pas takimit që u zhvillua ditët e fundit mes presidentit të “Axurrëve” dhe agjentit të Osimhen, duke konkretizuar negociatat që vazhduan prej muajsh, mes ngadalësimeve, përplasjeve dhe deklaratave të dashurisë.

Kam folur me Napolin dhe vendosa të qëndroj. Ishte çmenduri, sa më shumë thoja jo, aq më shumë ata rrisnin ofertën ekonomike”, tha Osimhen në një intervistë në “The Obi One Podcast”, i organizuar nga ish-mesfushori i Chelsea, Obi Mikel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos