Milani ngec në transfertë, 1 pikë e merr vetëm në shtesë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 23:11 | Futboll

Milani ngec në transfertë, 1 pikë e merr vetëm në

Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga transfertën ndaj Salernitanës në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 në Serie A, e cila u mbyll në barazim 2-2.

Ndeshja nisi mirë për Milanin që kaloi i pari në avantazh me anë të mbrojtësit, Fikayo Tomorit, por më pas u përmbys gjithçka pasi vendasit realizuan dy gola. Fazio barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, ndërsa Candreva realizoi një super gol në pjesën e dytë.

Gjithsesi, vendasit iu gëzuan avantazhit, por në fund nuk mundën ta mbanin atë pasi Luka Jovic i shpëtoi nderin Milanit në minutën e 90. Përfundimisht ndeshja u mbyll në barazimin 2-2.

Me këtë barazim, Milani shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e tretë, 8 pikë nga Interi kryesues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos