Seferi gjen sërish rrugën e rrjetës, e ardhmja arabe në pikëpyetje

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 18:56 | Futboll

Seferi gjen sërish rrugën e rrjetës, e ardhmja arabe në

Taulant Seferi ka gjetur një tjetër gol me ekipin e tij Bani Yas në kampionatin arab të futbollit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit ndaj Ittihad Kalba  në atë që mund të jetë ndeshja e fundit për të në aventurën arabe.

Seferit i përfundon huazimi me mbylljen e vitit 2023 dhe vazhdon kontrata me Vorskla Poltava në Ukrainë.

Mbetet për t’u parë nëse huazimi do të rinovohet, apo do të kthehet të luajë në elitën e futbollit ukrainas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos