Interi ka fituar lehtësisht ndaj Udinezes ndeshjen e radhës në Serie A, me rezultatin e pastër 4-0, për të rimarrë edhe njëherë kreun e renditjes që mbahej përkohësisht nga Juventusi.
Zikaltërit zhvilluan një ndeshje perfekte, me shumë raste dhe nuk i lanë kundërshtarë t’i vinin asnjëherë në rrezik serioz.
Golat për Interin u shënuan nga Calhanoglu, Dimarco, Thuram dhe Martinez. (A2 Televizion)