Panik në Serie A, lojtari i Torinos rrëzohet në fushë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 18:28 | Futboll

Panik në Serie A, lojtari i Torinos rrëzohet në fushë

Rikthehen sërish momentet e ankthit në Seria A, ku një tjetër futbollist ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin polak të Torinos, Sebastian Walukiewicz, i cili mbeti pa frymë dhe u rrëzua në tokë gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Bolonjën.

Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe e çoi me shpejtësi në sallën e mjekësisë së stadiumit për një vizitë fillestare, duke konfirmuar një situatë të lehtë.

Mbrojtësi luajti vetëm 34 minuta dhe u zëvendësua nga Mërgim Vojvoda, teksa pati frikë pasi vetëm tre javë më parë lojtari Edoardo Bove i Fiorentinës pësoi "arrest kardiak" në fushë dhe u dërgua në spital, ku për fat është në gjendje të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos