Një ndeshje shumë e luftuar ishte ajo mes Romës dhe Napolit, e cila përfundoi me rezultatin e e pastër 2-0 për kryeqytetasit.
Të dy ekipet e kishin të nevojshme fitoren në këtë takim për garën europiane, por ishin djemtë e Murinhos ata që triumfuan në fund.
Vendimtar në këtë takim ishte dhe gjyqtari, i cili nxori dy kartonë të kuq për Napolin dhe 13 të verdhë në total, mes të cilëve dhe teknikun portugez.
Golat për Romën erdhën në pjesën e dytë me Pellegrini dhe Lukaku në minutat shtesë. (A2 Televizion)