Vijon forma e mirë e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Superligën e Turqisë, teksa vetëm 3 ditë më parë kishte shënuar me penallti.
Jo një, por sot ai ka shënuar dy herë radhazi nga pika e bardhë. Ai nuk ka gabuar në minutën e 48′, teksa ka kaluar në avantazh ekipin e tij.
???????? Goal: Sokol Cikalleshi | Konyaspor 1-0 Kayserisporpic.twitter.com/VJyJ63dBTo
— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 24, 2023
Por bomberi shqiptar u tregua i saktë edhe në minutën e 63-të, po me një 11-metërsh.
???????? Goal: Sokol Cikalleshi | Konyaspor 2-0 Kayserisporpic.twitter.com/9Ozo7pwKIJ
— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 24, 2023
Një sukses që bën ekipin e Konyaspor të ngjitet në renditje, duke i ikur fundit dhe rrezikut të rënies nga kategoria. Ndërsa me dy golat e sotëm, Cikalleshi ngjitet në kuotën e 8 golave. (A2 Televizion)