Pas 44 vitesh, Aston Villa i kthehet suksesit në Europë

Nga A2 CNN
21 Maj 2026, 08:42 | Futboll

Pas 44 vitesh, Aston Villa i kthehet suksesit në Europë

Aston Villa i dha fund pritjes 44-vjeçare për një trofe europian, duke mposhtur bindshëm 3-0 Freiburg në finalen e Europa League, të zhvilluar në “Besiktas Park”.

Duke luajtur me fanella të bardha, si homazh për heronjtë e triumfit në Kupën e Europës më 1982 (kundër Bayern Munchen), Aston Villa zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer dhe kontrolloi finalen nga fillimi deri në fund, shkruan A2.

Kështu, mbyllet një sezon fantastik për Aston Villa, ku ekipi anglez siguroi edhe një vend në pesë të parat e Premier League, që do të thotë pjesëmarrje në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, ky ishte trofeu i pestë i Europa League për trajnerin spanjoll të Aston Villa, Unai Emeri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos