Pensionistët pa bileta në ndeshje, nisma e Federatës Çeke “sillni gjyshin në stadium”

Nga A2 CNN
8 Tetor 2024, 10:34 | Futboll

Pensionistët pa bileta në ndeshje, nisma e Federatës Çeke

Ndeshja me Shqipërinë ka një rëndësi maksimale dhe për Republikën Çeke pasi do të varet ecuria e tyre në këtë kompeticion.

Për këtë, Federata Çeke jo vetëm që ka shitur biletat me çmime më të ulta se normalja, por ka marrë dhe një nismë të cilën e ka quajtur “sillni gjyshin në stadium”. Çdo person mbi moshën 63-vjeçare mund të hyjë falas për të ndjekur ndeshjen e përfaqësueses çeke, shkruan A2 CNN.

Çmimet e biletave në stadiumin e Pragës variojnë nga 1900 lekë në 3500 lekë, por ofrohen dhe 30% apo 50% ulje për fëmijët apo grupe të tjera.

Stadiumi pritet të gumëzhijë nga tifozët të premten në mbrëmje, me takimin që nis në orën 20:45.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos