“Shuhet” ëndrra amerikane, kuqezinjtë munden nga Polonia, mbyllin rrugëtimin në Botëror

Nga Dea Kozma
26 Mars 2026, 22:45 | Futboll

Kombëtarja shqiptare u mund 1-2 në Varshavë nga Polonia dhe mbyll këtu rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026. Kuqezinjtë e nisën takimin në mënyrën më të mirë duke kaluar në avantazh me Arbër Hoxhën.

Pjesa e parë u mbyll në favorin tonë ndërsa në të dytën trajneri Jan Urban rifreskoi skuadrën duke përdorur të gjitha kartet e tij! Pas një goditje nga këndi, një dalje e gabuar e portjertrit Strakosha, i dha mundesinë Levandovskit që të barazojë shifrat. 

etëm pak më vonë, ylli tjetër i skuadrës polake, Zieliski përmbysi gjithcka dhe shpërtheu festën në stadiumin e Varsheves. Deri në fund kombëtarja shqiptare u mundua të reagojë por pa sukses duke mbyllur këtu ëndrrën e saj për në botëror.

 

 



 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos