"Shqipëria, hap madhor drejt pavarësisë së gjyqësorit"

Nga A2 CNN
21 Tetor 2025, 11:30 | Politikë

"Shqipëria, hap madhor drejt pavarësisë së

Presidentja e Nderit e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë një hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit.

“Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit, kjo është theksuar në raportin e Venecias të 2016 dhe Venecia ka përgëzuar autoritetet shqiptare për punën që kanë bërë për reformën kushtetuese për gjyqësorin”, u shpreh Suchocka, shkruan A2.

“Edhe për gatishmërinë për të marrë rekomandimet e opinioneve të ndërmjetësve. Kemi dialog të përhershëm me autoritetet shqiptare. Prania jonë tregon bashkëpunimin shumë të mirë që kemi me ju”, u shpreh ajo.

Ndërsa kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, tha se pas gati një dekade, Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultate.

“Pas gati një dekade nga miratimi i paketës kushtetuese, një gjë mund të themi me siguri: kemi bërë gjënë e duhur, jemi në rrugën e duhur, por ka edhe shumë punë për të konsoliduar reformën dhe që rezultatet e saj të jenë sa më të prekshme dhe të besueshme për qytetarët. Reforma në Drejtësi ishte rezultat i një pune të gjatë dhe shumë impenjative. Zbatimi i saj ka kaluar në një rrugë të gjatë me debate, rezistence, keqkuptimesh dhe presionesh të gjithanshme, e natyrshme për përmasat e një reforme të tillë. Reforma në Drejtësi është trasnformimi më i thellë institucional në Shqipëri dhe kushti kyç për përparimin evropian”, u shpreh Xhafaj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos