Pacientë të Venecias e konsideroi edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi adresimin jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për çështje të drejtësisë. Në tryezën për reformën zgjedhore, Bylykbashi theksoi se zgjedhjet janë kthyer në një sëmundje autoimune për sistemin shqiptar.
“Jemi kthyer në një lloj pacienti të Venecias, jo vetëm për zgjedhjet por edhe për çështjet e drejtësisë. Për disa çështje as Kushtetuesja nuk ka arritur të marrë një vendim pa patur një opinion nga Venecia, pra ka të bëjë me çështje maturie. Zgjedhjet janë kthyer në një sëmundje autoimune për sistemin shqiptar. Zgjedhjet e 2025 ishin po aq të këqija sa ato të 2001. Reforma e fundit konsensuale është ajo e 2012”.
Deputeti demokrat theksoi se ky sistem zgjedhor duhet të ikë dhe jetë një sistem diskutimi, ndërsa solli në vëmendje problemet kryesore nga shitblerja e votës te përdorimi i institucioneve shtetërore.
“Sistemi Zgjedhor duhet të kthehet në një sistem diskutimi. Ky sistem duhet të ikë. Shtetit dhe partia janë një. Partia shtet po përfiton nga pushteti që ka, jemi 35 vite pas. Shitblerja e votës është një problem sot. Përdorimi i përdorimeve shtetërore për interes të partisë shtet. Jemi para parimit të rënies së shtetit të së drejtës. Njerëzit nuk kanë besim të administrata zgjedhore. Vota e diasporës është një problem gjigand. Mosbesimi shoqëron këtë proces në çdo hallkë. A do të ketë vullnet politik për një reformë zgjedhorë të mirë dhe duke mbajtur përgjegjësi për ato që nuk kanë shkuar mirë”.
Më përgjigje të tij deputeti socialist Damian Gjiknuri u shpreh: “Oerdi pak emocional në këtë reformë të re zgjedhore ne do të reflektojmë adresimet më të mira të mundshme”.
Ndërsa deputetja socialiste Iris Luarasi theksoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në zgjedhje.
“Barazia gjinore dhe pjesëmarrja e grave në zgjedhje! Sipas ligjit plotësohet pragu minimal 30% i rekomanduar nga Komisioni i Venecias. 40-50% do të ishte shumë më mirë. Kuota duhet të jenë efektive edhe në shpërndarjen e mandateve. Kuotat gjinore janë të domosdoshme dhe ligjore! 3 çështjet e rëndësishme që duhet të adresohen:
-Akses të barabartë në financime nga partitë
-Mbrojtja nga dhuna politike nga hapësira digjitale
-Përfaqësimi gjithpërfshirës dhe diversitet, të përfshihen të gjitha gratë”, theksoi Luarasi.
(A2 Televizion)