Liverpool zgjohet, ndoshta me shumë vonesë dhe mposhti 4-2 Tottenhamin. Një sukses që ka shije të hidhur, sepse me Premier Ligën që është drejt fundit, shanset e Reds për të fituar titullin janë sfumuar nga ecuria negative e javëve të fundit.
Salah dhe Robertson i dhanë ekipit të Klopp avantazhin e dy golave përpara pushimit mes pjesëve. Nga minuta e 50-të deri në të 59-ën, sfida u mbyll virtualisht nga rrjetat e Gakpo dhe Elliot.
Tottenhami shënoi në të 72-ën me Richarlison, ndërsa pesë minuta më pas ishte Son ai që realizoi rrjetën që vulosi shifrat në 4-2 në Anfield.
Me këtë fitore Liverpool mbetet matematikisht në garën për titull, edhe pse realisht shanset janë minimale. Për Tottenhamin kjo ishte disfata e katërt me radhë dhe praktikisht Spurs i thonë lamtumirë Championsit. (A2 Televizion)