Në ndeshjet e javës së 34-rt të La Liga, Sevilla fitoi 3-0 përballë Granadas së Myrto Uzunit. Seria e golave për ekipin vendas u hap nga Akunha në pjesën e parë, ndërsa më pas En Nesiri dhe Lukebakio në pjesën e dytë.
Në këtë ndeshje Uzuni u aktivizua nga stoli dhe luajti vetëm në 30 minutat e fundit të sfidës, teksa Sevilla ishte në avantazhin e dy golave.
Humbja bën që Granada të mbetet në zonën e rënies nga kategoria, kur kanë mbetur edhe katër javë nga mbyllja e La Ligas.
Ndërkohë, befasia erdhi nga Almeria. Edhe pse i ka dhënë lamtumirën elitës së futbollit spanjoll, skuadra nga Andaluzia fitoi në fushën e Rajo Vallecanos së Ivan Balliut.
Në La Liga, pas mbylljes së çështjes së titullit ku Reali është kampion, gara mbetet e hapur për biletën e fundit në Champions, por edhe për mbijetesën me të paktën katër skuadra që rrezikojnë të bien nga kategoria. (A2 Televizion)